Gazeta gjermane “Bild am Zontag” shkruan se Bashkimi Evropian do të kërkojë nga Agjencia Evropiane Kufitare (Frontex) që ajo të hapë zyrë në Maqedoni, në mënyrë që ta ndihmojë vendin gjatë kontrollit të kufirit jugor me Greqinë.

Kjo kërkesë e BE-së ndërlidhet me nismën e kryeministrit slloven Miro Cerar për mbështetjen e Maqedonisë në kontrollin e kufirit me Greqinë, gjë për të cilën do të bisedojnë ministrat e Jashtëm të Unionit në takimin e së hënës në Amsterdam.
 
Frontex ka të drejtë të veprojë vetëm në territorin e Bashkimit Evropian, andaj KE-ja planifikon që të gjejë mbështetje ligjore për angazhimin e Frontex-it në Maqedoni.
 
Komisioni Evropian gjer më tani i ka ndarë Maqedonisë 2,6 milionë euro ndihmë humanitare, për ta përballur valën e refugjatëve që shkon drejt vendeve të BE-së.

Top Channel