ERE: Çmimi, 9.52 Lekë për kilovat

28/09/2016 00:00

Enti Rregullator i Energjisë sqaron se që me vendimin e dhjetorit të vitit 2014, çmimi për konsumatorët familjarë nga me dy fasha, përkatësisht 13.5 lekë dhe 7.7 lekë për kilovatorë, u unifikua në 9.5 lekë për kilovatorë, çmimi mesatar i realizuar për konsumatorët familjarë në vitin 2015 rezulton të jetë 9.52 Lekë/kWh.

ERE thekson se nëse struktura e çmimit do të kishte vijuar edhe ne 2015 si në 2014, atëherë çmimi mesatar që do të paguanin familjet do të ishte 11.06 lekë për kilovatorë, që sipas ERE është dukshëm krahasuar me lartë se çmimi prej 9.52 lekë, me të cilin kanë paguara famljet një vit më parë.

ERE në mbeshtetje të argumentave të saj  thotë se konsumi i energjsië gjatë viti të kaluar ra se sepse u futën në sistem edhe kosumatorët e paligjshëm të cilët harxhonin energji pa kufizim.

Nga ana tjetër, sqaron Enti i Energjisë, humbjet në 2015 kanë rënë në 31,34 përqind, shifër kjo më e ulët së viti 2014.

Enti Rregulattor i Energjisë, në fund të deklartës për shtyp sqaron se ka një ulje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike edhe për nivelin deri në 300 kËh nga familjarët. Kjo rënie, sipas Entit, ka qenë nga 79.7 përqind në vitin 2014 dhe 42 përqind në vitin 2015.

Top Channel