Festivali multikulturor, nisi në Berat aktiviteti 3 ditor

23/07/2016 00:00

Për tre ditë dhe net qyteti i Beratit do të jetë epiqendra e aktiviteteve kulturore dhe artistike në vend, ku muzika, tradita, trashëgimia, koncertetet, panairet dhe ekspozitat me të ftuar nga vendi dhe bota do të jenë pjesë e këtij festivali për të përcjelle mesazhin “Promovo Shqipërinë tënde”.

Për të tretin vit Organizata “Njerëz dhe Ide” mundëson organizimin e këtij festivali fal projektit të mbështetur nga Ministria e Kulturës, BID Berat, bashkia e qytetit dhe një sërë donatorësh të tjerë.

Festivali është hapur mbrëmjen e se premtes me panairin e librit, panairin e artizanatit përgjatë pedonales, ndërkohë që grupi i njohur “Asgjë sikur dielli” ka performuar deri në orët e vona të natës.

“Berati është vetë një risi, pasi çdo vit sjell surpriza të reja për festivalin u shpreh Julia Sinanaj, në emër të organizatës “Njerëz dhe ide”. Edhe këtë vit synojmë që të promovojmë vlerat më të mira të qytetit përfshi këtu dhe artistët duke sjell dhe emrat më të njohur të muzikës artit në vend”.
Nën kryetarja e bashkisë së Beratit, Teuta Muçogvalla i konsideroi si mjaft të rëndësishme këto net të festivalit, pasi aktivitetet kulturore po ndikojnë në tërësi për zhvillimin e turizmit në qytet.

“Ne jemi të sigurt që ky event jo vetëm do të kthehet në një ritual të përvitshëm, por sa po vjen po jep atë ndikimin e vet për rijetëzimin e kësaj pedonaleje”, Muçogvalla.

Top Channel