Maqedoni, takim mes krerëve politikë. Pritet data e zgjedhjeve

31/08/2016 00:00

Udhëheqësit e 4 partive maqedonase që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinës, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, pritet të takohen këtë të mërkurë për të vlerësuar nëse janë përmbushur kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjatë takimit të sotëm, ata pritet të bisedojnë për përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinës, si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si dhe për komisionin “Ad-Hock” që pritet të monitorojë punën e medieve vendore 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Pas kësaj pritet që Kuvendi të zgjedhë Qeverinë teknike, e cila do të udhëheqë vendin 100 ditë para zgjedhjeve. Udhëheqësit politikë pritet gjithashtu të përcaktojnë sot edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Top Channel