Një aksion i madh policor është realizuar gjatë natës së kaluar në shumë vendndodhje në Maqedoni.

Aksioni i koduar me emrin “Diga” ka pasur në shënjestër trafikantët e drogës.

Jozyrtarisht mësohet se janë arrestuar shumë persona dhe është konfiskuar një sasi e madhe droge.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar realizimin e aksionit policor, por më tepër detaje priten të jepen më vonë gjatë ditës.

Top Channel