Brazil, Dilma Rousseff shkarkohet nga detyra. Senati vendos hetimin

31/08/2016 00:00

Senati i Brazilit ka votuar për të shkarkuar presidenten Dilma Rousseff nga detyra për manipulim të të dhënave të buxhetit.

Me këtë vendim merr fund edhe pushteti 13-vjeçar i Partisë së Punës, e krahut të majtë.

61 senatorë votuan në favor të hetimit të saj dhe 20 kundër, duke plotësuar mazhorancën prej dy të tretat që duhej për ta shkarkuar presidenten, e cila i mohon akuzat.

Presidenti në detyrë Michel Temer do të çojë deri në fund mandatin e braktisur nga Rousseff, që përfundon në 1 janar 2019. Temer, nga radhët e partisë së djathtë PMDB, pritet të betohet si president më vonë gjatë ditës.

Zonja Rousseff ishte pezulluar në maj pasi Senati kishte votuar për të vazhduar procesin hetimor ndaj saj. ajo akuzohet për lëvizje fondesh nga buxhetet e qeverisë, që është ilegale në bazë të ligjit brazilian.

Kritikët e saj deklaruan se ajo po përpiqej të mbushte “boshllëqet e defiçitit” në programet sociale, me qëllim që të shtonte mundësinë e rizgjedhjes së saj në vitin 2014.

Nga ana e saj zonja Rousseff luftoi përpjekjet për shkarkimin e saj, të cilat i quajti një grusht shteti.

Top Channel