“Ndiqni ëndrrat dhe kurrë mos u dorëzoni”

31/08/2016 00:00

“Ndiqni ëndrrat dhe mos hiqni dorë prej tyre”. Ka qenë kjo këshilla që aktorja Emma Stone u ka dhënë të rinjve në Festivalin e Kinemasë në Venecia.

E pranishme në këtë event për promovimin e filmit “La La Land”, Stone ka treguar peripecitë që e kanë shoqëruar gjatë karrierës së saj, me ulje dhe ngritje.

Filmi i Stone është një “musical” që përditëson këngët dhe muzikat e vjetra dhe tregon pikërisht planet e dy të rinjve që synojnë të avancojnë në botën e artit.

“Sikurse personazhi im, Mia, edhe unë kam bërë prova për të siguruar rolet dhe jo gjithmonë ato kanë shkuar mirë. Por kam vazhduar duke bërë të tjera. Eksperiencat poshtëruese të formojnë, por nuk të ndalojnë dot të ndjekësh ëndrrat e tua. Dhe unë kisha ëndrrën time, të bëja aktoren”, ka thënë Stone.

Personazhi i saj në film, Mia, është një vajzë që synon aktrimin dhe teksa punon si bariste në një lokal bën provë pas prove për t’ia arritur qëllimit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel