Hetimi i OKB-së: Siria përdori armë kimike

22/10/2016 00:00

OKB akuzoi qeverinë siriane se ka kryer një sulm të tretë me armë kimike vitin e  shkuar. Në një raport sekretet të Këshillit të Sigurimit, por që është siguruar nga mediat, shkruhet se në mars të vitit 2015, helikopterë të ushtrisë siriane lëshuan bomba fuçi që përmbanin gaz klorinë, një armë e ndaluar, në provicën Idlib.

Në një raport më të hershëm, organizata për ndalimin e armëve kimike akuzoi qeverinë siriane për dy sulme të tjera me armë kimike në vitin 2015. Qeveria siriane nuk ka komentuar këto raporte, por në raste të tjera ka mohuar gjithcka. Autoritetet në Damask ranë dakrod ne vitin 2013 që të shkatëronin armët kimike në kuadër të një pakti mes Moskës dhe Uashingtonit. Por sulmet e përsëritura me këto armë tregojnë qartësisht se Siria nuk ka respetuar marrëveshjen.

Analistët thonë tashmë Këshilli i sigurimit gjendet para një problemi serioz, pasi mbështeti marrvëshjen e dikurshme për armët kimike, ku shkruhet se nëse siria nuk e zbaton, do të përballet me sanksione apo aksione ushtarake. hetimi dhe raporti i Këshuillit që sjell prova për përdorimin e armëve kimike nga Siri, duhej të mbetej sekret dhe mbase nuk do të zbulohej kurrë.

Por mediat kanë arritur ta sigurojnë duke vënë në vështirësi këtë organizëm që tashmë duhet të reagojë për të mos humbur besueshmëri. raporti i Këshillit të sigurimit rekomandon se personat që kryen sulmin me armë kimike në Idlib duhet të përballen me drejtësinë, megjithëse nuk përmendet asnjë emër.

Top Channel